VIDEO/ Persona të armatosur sulmojnë furgonin që po transportonte një të burgosur, vriten dy policë burgjesh

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në qytetin e Normandisë, Yves, në Francën veriore, kur furgoni me të cilin po transportonin një të burgosur

Maj 14, 2024 - 14:50
 0
VIDEO/ Persona të armatosur sulmojnë furgonin që po transportonte një të burgosur, vriten dy policë burgjesh

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në qytetin e Normandisë, Yves, në Francën veriore, kur furgoni me të cilin po transportonin një të burgosur u sulmua mëngjesin e së martës.

Ministri francez i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti raportoi vdekjen e “dy punonjësve” dhe plagosjen e rëndë të tre të tjerëve që ndodheshin në furgon.

Pas sulmit të kryer nga grupi i kriminelëve, i burgosuri arriti të arratisej.

Një burim policor i tha Agence France-Presse (AFP) se numri i të vdekurve ishte rritur në tre, pasi një nga të plagosurit ndërroi jetë më pas.

I burgosuri, i quajtur Mohamed A, me nofkën “The Fly” , i akuzuar për vjedhje dhe tentativë vrasjeje, po transferohej nga Rouen në Evreux, ndërsa sulmi ndodhi në hyrje të Evreux, pak pas orës 11:00.

Sipas një burimi tjetër policor të kontaktuar nga AFP, sulmi është kryer nga një grup prej disa kriminelësh, të cilët kanë përdorur dy automjete.

Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit, në një vend të pazbuluar. Të njëjtat burime theksuan se edhe kriminelët janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Reagimi i parë i Emmanuel Macron

“Sulmi i mëngjesit të sotëm, i cili u kushtoi jetën zyrtarëve të burgjeve, është një tronditje për të gjithë ne. Kombi qëndron pranë familjeve, të lënduarve dhe kolegëve të tyre”, shkroi Emmanuel Macron në Twitter.

 

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.