VIDEO / Plas grushti në parlamentin e Tajvanit, burra e gra rrihen në mes të sallës

Deputetët në Parlamentin e Tajvanit u përleshën me njëri-tjetrin të premten, pas debateve të ashpra për reformat në vend. Sherri i turpshëm ndodhi pak ditë para se presidenti i zgjedhur i vendit, Lai Ching, të nisë mandatin, edhe pse nuk ka shumicën në parlament. Skenat ishin vërtet kaotike, në sherr u përfshinë edhe deputete gra, […]

Maj 17, 2024 - 12:20
 0
VIDEO / Plas grushti në parlamentin e Tajvanit, burra e gra rrihen në mes të sallës

Deputetët në Parlamentin e Tajvanit u përleshën me njëri-tjetrin të premten, pas debateve të ashpra për reformat në vend. Sherri i turpshëm ndodhi pak ditë para se presidenti i zgjedhur i vendit, Lai Ching, të nisë mandatin, edhe pse nuk ka shumicën në parlament.

Skenat ishin vërtet kaotike, në sherr u përfshinë edhe deputete gra, ndërsa pas një qetësimi të situatës, përplasjet vijuan edhe në seancën e pasdites.

Opozita kërkon t’i japë më shumë fuqi Parlamentit për të kontrolluar qeverinë, e cila nga ana e saj nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.