VIDEO/ Plumba drejt djalit të xhaxhait, momenti kur 24-vjeçari në Durrës plagoset nga kushëriri

Ky është momenti kur 24-vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri në këmbë nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, i cili

Maj 22, 2024 - 22:05
 0
VIDEO/ Plumba drejt djalit të xhaxhait, momenti kur 24-vjeçari në Durrës plagoset nga kushëriri

Ky është momenti kur 24-vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri në këmbë nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shënavlesh të Durrësit.

 

Siç shihet dhe në pamje 24-vjeçari futet nga porta kryesore e shtëpisë dhe në një moment i del para kushëriri i tij me armë në dorë.

Ai fillon të gjuajë të riun, të cilin një prej plumbave e kapi në këmbë. Pasi e ka lënë të plagosur në tokë djalin e xhaxhait, ai largohet me makinën e tij të cilën e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të shtëpisë.

Fatmirësisht plumbat të riun e kapën në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes ty të afërmve. Uniformat blu po punojnë për kapjen e Ilir Buçezës, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.