VIDEO-Politikanët në Sllovaki “lënë nam”/ Ish kryeministri grushton ish ministrin e Brendshëm
Një ngjarje e pahijshme është regjistruar në Sllovaki, ku politikanët janë përleshur me njëri-tjetrin në mes të rrugës. Mediat e huaja raportojnë
Një ngjarje e pahijshme është regjistruar në Sllovaki, ku politikanët janë përleshur me njëri-tjetrin në mes të rrugës.
Mediat e huaja raportojnë se në këtë përplasje janë përfshirë ish-kryeministri sllovak Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak.
Ish-kryeministri Igor Matoviç u përpoq të prishë sot ngjarjen e partisë opozitare Smer-SD, pas së cilës u përlesh me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.
Madje, në këtë rast thuhet se është dashur të ndërhyjë edhe policia.
Siç bëhet e ditur më tej, Matoviç ka shkuar me makinën e tij në vendin e ngjarjes ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.
Nëpërmjet altoparlantit, Matoviç ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.
What's Your Reaction?