VIDEO / Porta e jugut të Shqipërisë, dalin pamjet e Aeroportit të Vlorës, finalizohen 32% e punimeve

Rreth 3 km larg aksit Levan-Vlorë, në dalje e frashtit Novoselë, rruga që gjarpëron në të djathë të adreson saktësisht në një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës së transportit civil të Shqipërisë. 10 kilometra në veri të qytetit bregdetar, në Pishporo prej rreth një viti kanë nisur punimet për Aeroportin e 3 ndërkombëtar […]

Janar 28, 2024 - 10:53
 0
VIDEO / Porta e jugut të Shqipërisë, dalin pamjet e Aeroportit të Vlorës, finalizohen 32% e punimeve

Rreth 3 km larg aksit Levan-Vlorë, në dalje e frashtit Novoselë, rruga që gjarpëron në të djathë të adreson saktësisht në një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës së transportit civil të Shqipërisë. 10 kilometra në veri të qytetit bregdetar, në Pishporo prej rreth një viti kanë nisur punimet për Aeroportin e 3 ndërkombëtar të vendit.

Është duke ecur në mënyrë paralele dhe intensive me punimet në rrugët lidhëse, për ndërtimin e pistës, terminalit, kullës së kontrollit të trafikut ajror. Pritet që eroporti të jetë operacional në pranverë të vitit 2025, pro patjetër kjo do të lidhet edhe me procesin e certifikimit paraprak nga Autoriteti i Aviacionit Civil”, tha Selma Pagria, Drejtore e Drejtorisë së Aerodromeve.

Pista është zemra e çdo Aeroporti dhe ajo e Vlorës është unikale në Shqipëri.

Është një pistë me dimensione të konsiderueshme. Aktualisht jemi në fazën e mbushjes së pistës. Dimensionet e saj janë gati 60 metra me 3.2 km. Në rajon bëhet fjalë të jetë një nga aeroporte më të mëdha, mund të krahasohet me veten sepse masterplani është bërë i tillë që të ketë dhe identitetin e vet”, deklaroi Ermal Koxhjoni, inxhinier ndërtimi VIA.

Aeroporti është i dizajnuar edhe për shërbimet për të ofruar, përfshirë shërbimet e mirëmbajtjes dhe të kargos”, u shpreh Pagria.

Harta e aviacionit Civil dhe ajo gjeografike të Shqipërisë, pas hapjes së aeroportit të Vlorës do të bëhet më policentrite dhe ky është një lajm pozitiv për turistët, emigrantët dhe shqiptarët që do të gjejnë një derë tjetër të hapur drejt botës.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.