Video prekëse: Me lot në sy, efektivët e Fierit i japin lamtumirën kolegut 28-vjeçar
Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë lamtumirën e fundit këtë të mërkurë 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Më poshtë janë momentet prekëse kur ata me radhë parakalojnë para arkivolit të tij, e më pas takojnë familjarët e efektivit që u vra dy ditë më parë. Homazhet në nder të tij u mbajtën në […]
Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë lamtumirën e fundit këtë të mërkurë 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Më poshtë janë momentet prekëse kur ata me radhë parakalojnë para arkivolit të tij, e më pas takojnë familjarët e efektivit që u vra dy ditë më parë.
Homazhet në nder të tij u mbajtën në hollin e “Teatrit Bylis” në Fier. Në to morën pjesë mes të tjerash edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Të pranishëm po ashtu ishin efektivë të shumtë të policisë së Fierit, e shumë qytetarë.
Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës teksa ishte nisur për në punë. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili që prej atij momenti vijon të jetë në arrati. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet se u bë një konflikt i çastit.
/a.r
What's Your Reaction?