VIDEO / Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit White”, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe […]

Prill 3, 2024 - 09:30
 0
VIDEO / Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit White”, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.