VIDEO që po thyen rrjetin: Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë. Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles, dhe ndërsa Meloni ishte gati të largohej nga Shtëpia e Bardhë, […]

Mars 3, 2024 - 17:10
 0
VIDEO që po thyen rrjetin: Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.

Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles, dhe ndërsa Meloni ishte gati të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden e puthi atë në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.

Në këtë takim Biden dhe Meloni përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.

Në të njëjtin takim, Biden kishte ngatërruar Rripin e Gazës me Ukrainën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.