VIDEO/ Radojçiç në kërkim për sulmin në Banjskë, dhunon barbarisht ish-kryetarin serb tëe Mitrovicës së Veriut

Ish-nënkryetari i Listës Serbe ka goditur me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç. Kjo gjë tregohet në një vidoe të siguruar nga RTK, në të cilën shihet momenti kur Spiriç bie në tokë, pas goditjes së fortë që merr nga drejtuesi i sulmit terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator […]

Shkurt 27, 2024 - 19:35
 0
VIDEO/ Radojçiç në kërkim për sulmin në Banjskë, dhunon barbarisht ish-kryetarin serb tëe Mitrovicës së Veriut

Ish-nënkryetari i Listës Serbe ka goditur me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç.

Kjo gjë tregohet në një vidoe të siguruar nga RTK, në të cilën shihet momenti kur Spiriç bie në tokë, pas goditjes së fortë që merr nga drejtuesi i sulmit terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, që sipas mediave kosovare, rezulton se është pronë e Radoiçiç-it. Ndërkohë po këto media shkruajnë se nuk ka ende asnjë denoncim në polici për këtë veprim.

Ai është akuzuar se ka udhëhequr grupin e armatosur serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Nga ana tjetër Aleksandar Spiriç ka ushtruar detyrën e kryetarit të përkohshëm të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Radio Televizioni i Kosovës raporton se ka tentuar të kontaktojë me Spiriç, por ka qenë e pamundur./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.