VIDEO/ Rama shtron iftar, darka për muajin e shenjtë të Ramazanit/ Kryeministri: Islami, i hapur për joagjëruesit

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, kanë shtruar një darkë iftari. Prezent në darkë është edhe vetë kryeministri Rama, socialist Bledi Çuçi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se “Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo […]

Prill 8, 2024 - 20:15
 0
VIDEO/ Rama shtron iftar, darka për muajin e shenjtë të Ramazanit/ Kryeministri: Islami, i hapur për joagjëruesit

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, kanë shtruar një darkë iftari.

Prezent në darkë është edhe vetë kryeministri Rama, socialist Bledi Çuçi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se “Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit…

Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve. E shoh të virtytshme dhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.