VIDEO/ Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Leçes kundër Frosinones

Në stadiumin ‘Via del Mare’, Leçe fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi. Duhej Kaio Jorge i huazuar […]

Dhjetor 16, 2023 - 17:21
 0
VIDEO/ Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Leçes kundër Frosinones
Në stadiumin ‘Via del Mare’, Leçe fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi.

Duhej Kaio Jorge i huazuar nga Juventusi që të barazonte gjithçka nga penalltia në minutën e 33. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ylber Ramadani lëshoi një “silurë” nga afro 35 metra dhe ndikuar nga një devijim u ndal në rrjetë.

Leçe ia doli kështu që të marrë tri pikë në shtëpi dhe Ramadani të gjente golin e parë në Serie A. Me 20 pikë Leçe mban vendin e 12-të, teksa Frosinone me 19 pikë vendin e 13./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.