VIDEO/ Reagimi epik i Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali. Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në […]

Qeshor 14, 2024 - 20:00
 0
VIDEO/ Reagimi epik i Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, pamja e saj ka ndryshuar.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.