VIDEO/ Romë/ Gjokoviç goditet aksidentalisht me një shishe dhe bie në tokë…

Debutimi i tensisit serb Novak Gjokovic në turneun Internazionali BNL që zhvillohet në Itali ishte relativisht i qetë, teksa hoqi qafe francezin Corentin Moutet në dy sete, me rezultatet 6-3 dhe 6-1. Megjithatë, një incident është regjistruar në momentin që Gjokoviç po largohej nga fusha në Romë, pak pasi kishte firmosur autografe për disa fansa. […]

Maj 11, 2024 - 10:25
 0
VIDEO/ Romë/ Gjokoviç goditet aksidentalisht me një shishe dhe bie në tokë…

Debutimi i tensisit serb Novak Gjokovic në turneun Internazionali BNL që zhvillohet në Itali ishte relativisht i qetë, teksa hoqi qafe francezin Corentin Moutet në dy sete, me rezultatet 6-3 dhe 6-1.

Megjithatë, një incident është regjistruar në momentin që Gjokoviç po largohej nga fusha në Romë, pak pasi kishte firmosur autografe për disa fansa.

Kur serbi ishte gati të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, Nole u rrëzua përtokë, i goditur nga një shishe plastike me ujë që vinte nga tribuna.

Numri 1 i botës u shemb përtokë dhe menjëherë ndërhynë efektivët e sigurisë, të cilët nisën të kërkojnë autorin e sulmit.
Një video e postuar në rrjet tregon mjekët dhe mbikëqyrësin e turneut duke u kujdesur për numrin 1 të botës.

Ndërkohë, pas incidentit është anuluar konferenca për shtyp e Gjokoviç. Në një njoftim të organizatorëve të turneut thuhet se Nole i është nënshtruar ndërhyrjes së nevojshme mjekësore dhe është larguar nga Foro Italico për t’u kthyer në hotel.

Gjendja e tij nuk përbën shqetësim”, nënvizohet në deklaratë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.