VIDEO/ Ronaldo e Mane dhurojnë spektakël, dyshja realizon 3 gola në 45 minuta lojë

Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Al-Nassr po përmirësohet ndjeshëm. Në ndeshjen e kampionatit arab ndaj Al-Shabab, skuadra e drejtuar nga portugezi Castro dhuroi spektakël në pjesën e parë. Protagonistë absolut në 45 minutat e para në Al-Awwal Park (Riyadh) ishin Cristiano Ronaldo dhe Mane. Sulmuesi CR7 realizoi dy gola me penallti, përkatësisht […]

Gusht 29, 2023 - 21:43
 0

Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Al-Nassr po përmirësohet ndjeshëm. Në ndeshjen e kampionatit arab ndaj Al-Shabab, skuadra e drejtuar nga portugezi Castro dhuroi spektakël në pjesën e parë.

Protagonistë absolut në 45 minutat e para në Al-Awwal Park (Riyadh) ishin Cristiano Ronaldo dhe Mane. Sulmuesi CR7 realizoi dy gola me penallti, përkatësisht në minutat 13’t dhe 38’t.

Edhe Sadio Mane la gjurmën e tij. Lojtari senegalez shënoi gol në minutën e 40-të, duke siguruar kështu 3 pikët për skuadrën e tij. Për Mane, i transferuar në këtë merkato vere, është goli i katërt, pas dopietës ndaj Al-Fateh dhe “rrjetës” ndaj Al Ettifaq në ndeshjen e parë të kampionatit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.