VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Turqi –  Një helikopter policie që i përkiste Departamentit të Policisë në Gaziantep u rrëzua në një zonë rurale në rrethin Nurdağı. Sipas

Shkurt 4, 2024 - 08:24
 0
VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Turqi –  Një helikopter policie që i përkiste Departamentit të Policisë në Gaziantep u rrëzua në një zonë rurale në rrethin Nurdağı. Sipas raportimeve të medieve turke, dy pilotë Cemil Gylen Levent Öztürk, të cilët ndodheshin në helikopterin e rrëzuar, humbën jetën, ndërsa një teknik u plagos.

Pilotët dhe tekniku i plagosur janë nxjerrë nga rrënojat si rezultat i punës së ekipeve dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Gaziantepit. Ndërkohë që zona e aksidentit është rrethuar nga xhandarmëria, një grup ekspertësh ka nisur punën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 22:49 pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdağı. Pas humbjes së komunikimit me helikopterin, banorët e fshatit Kartal në rrethin Nurdağı raportuan se një helikopter ishte rrëzuar. Fshatarët që shkuan në zonë hasën në rrënojat e helikopterit, i cili u rrëzua afërsisht 6 kilometra larg.

Më pas në rajon janë dërguar ekipe policie, xhandarmërie, AFAD, UMKE dhe zjarrfikëse.

Nga këqyrja e ekipeve u konstatua se 2 pilotët kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tekniku kishte mbetur i plagosur.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e dy pilotëve.

“Ngushëllimet e mia për kombin tonë. Dy pilotët tanë në helikopterin tonë, ranë dëshmorë dhe tekniku ynë u plagos. Zoti i mëshiroftë heronjtë tanë, i shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Kombit tonë të dashur dhe Drejtorisë sonë të Policisë, u lartësofshin dëshmorët tanë, i uroj shërim të shpejtë policit tonë të plagosur”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.