VIDEO/ Rusët godasin autokolonën e Mitsotakis në Ukrainë

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse

Mars 6, 2024 - 13:45
 0
VIDEO/ Rusët godasin autokolonën e Mitsotakis në Ukrainë

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës (6.3.2024).

“Ne jemi të gjithë mirë”, tha për protothema.gr Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, ku përfshihen 8 persona përveç kryeministrit dhe sigurimit të tyre.

Në veçanti, marrin pjesë Anna Maria Boura, drejtoreshë e zyrës diplomatike të Kryeministrit, Kyra Kapi, Aristotelia Peloni dhe Alexandros Marakis, si dhe fotografja dhe kameramani personal i Mitsotakis.

Shpërthimi i fuqishëm në Odessa ka ndodhur pak para takimit të kryeministrit grek me presidentin ukrainas. Një alarm për sulm ajror u dha menjëherë në zonë.

 

Udhëtimi i kryeministrit në Ukrainë u bë i ditur herët në mëngjes, kur u tha se  Kyriakos Mitsotakis, para mbërritjes së tij në Bukuresht për konferencën e Partisë Popullore Evropiane, do të shkojë në Odessa për t’u takuar me presidentin ukrainas./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.