VIDEO/ Sadiku ka shkruar historinë me Shqipërinë, bomberi i munguar në listë shfaqet në stadium për të përshëndetur shokët e skuadrës

Armando Sadiku është një emër i cili do të kujtohet gjithmonë në historinë e futbollit shqiptar. Sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e parë (deri tani të vetëm) në një Kampionat Europian, teksa tundi rrjetën përballë Rumanisë në Euro 2016. Bomberi kuqezi ka qenë pjesë e grupit të Silvinjos në grumbullimin e qershorit të […]

Nëntor 20, 2023 - 20:47
 0
VIDEO/ Sadiku ka shkruar historinë me Shqipërinë, bomberi i munguar në listë shfaqet në stadium për të përshëndetur shokët e skuadrës

Armando Sadiku është një emër i cili do të kujtohet gjithmonë në historinë e futbollit shqiptar. Sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e parë (deri tani të vetëm) në një Kampionat Europian, teksa tundi rrjetën përballë Rumanisë në Euro 2016.

Bomberi kuqezi ka qenë pjesë e grupit të Silvinjos në grumbullimin e qershorit të trajnerit brazilian teksa ka zbritur për pak minuta në fushën e lojës në duelin ndaj Ishujve Faroe. Por më pas ai nuk është grumbulluar më në këto eliminatore.

Megjithatë, edhe Sadiku i është gëzuar arritjes së Kombëtares shqiptare dhe ka dashur të përjetojë nga afër festën sot në “Air Albania”. Për këtë arsye ai ka qenë sot në stadium ku para sfidës është takuar përzemërsisht me drejtuesit e FSHF-së dhe me pjesëtarët e stafit kuqezi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.