VIDEO / Sërish forca policie në hyrjen e Berishës. Frikë se mos largohet apo…?

Forca policie kanë shkuar sot pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha. Berishes i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Ndërkohë me urdhër të SPAK u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. […]

Tetor 22, 2023 - 10:45
 0
VIDEO / Sërish forca policie në hyrjen e Berishës. Frikë se mos largohet apo…?

Forca policie kanë shkuar sot pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berishes i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.

Ndërkohë me urdhër të SPAK u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Nuk dihet nëse policia po patrullon poshtë pallatit të Berishës nga frika e largimit të tij, apo për t’i dorëzuar akuzën që një natë më parë ai nuk pranoi ta merrte nga oficerët.

Kujtojmë se Policia ishte e pranishme edhe mbrëmnë rrugën ‘Mustafa Matohiti’ para se Sali Berisha të niste konferencën për shtyp.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.