VIDEO/ Shembet ura në Rusi, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e një ure në Rusinë Perëndimore. Siç duket edhe nga pamjet

Prill 9, 2024 - 11:05
 0
VIDEO/ Shembet ura në Rusi, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e një ure në Rusinë Perëndimore. Siç duket edhe nga pamjet ura që u shemb ra sipër shinave të trenit.

Mediat në Rusi raportojnë se mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, 14 vjeç. Kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan momentin e shembjes së urës, teksa mbi të ndodheshin disa automjete.

Shembja e urës shkaktoi dëme edhe në rrjetin e furnizimit me gaz, duke lënë pa gaz 8000 familje në rajonin e Smolenskut.

Edhe pse shkaku i shembjes  nuk është bërë i ditur ende, mediat ruse raportojnë se vjetërsia e urës ka më shumë gjasa të jetë bërë shkak i shembjes./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.