VIDEO/ Shkëmbi e zuri poshtë teksa flinte, momentet dramatike kur ndërhyet me matrapik për të shpëtuar 25-vjeçarin

Një masë shkëmbore e cila u shkëput dhe ra në shtëpinë e Thoma Vangjelit la të bllokuar 25-vjeçarin Dhimitër Vangjeli. I riu u

Janar 22, 2024 - 10:30
 0
VIDEO/ Shkëmbi e zuri poshtë teksa flinte, momentet dramatike kur ndërhyet me matrapik për të shpëtuar 25-vjeçarin

Një masë shkëmbore e cila u shkëput dhe ra në shtëpinë e Thoma Vangjelit la të bllokuar 25-vjeçarin Dhimitër Vangjeli.

I riu u bllokua në pjesën e poshtme të gjymtyrëve nga shkëmbi, teksa ishte duke fjetur.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin 25-vjeçarin.

Vizion Plus mëson se i riu po dërgohet në spitalin e Konicës, i cili është spitali më i afërt me fshatin Çarshovë.

Gjjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.