VIDEO/ Shoferi drejton makinën me shpejtësi dhe përfundon mbi trotuar, përplas nënën dhe foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli pasditen e së shtunës, kur nëna së bashku me foshnjën e saj u përplasën nga

Dhjetor 20, 2023 - 08:03
 0
VIDEO/ Shoferi drejton makinën me shpejtësi dhe përfundon mbi trotuar, përplas nënën dhe foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli pasditen e së shtunës, kur nëna së bashku me foshnjën e saj u përplasën nga një makinë teksa ecnin në trotuar.

Sipas mediave britanike që publikuan videon e ngjarjes, gruaja ishte duke ecur dhe duke shtyrë karrocën me foshnjën në trotuarin e rrugës Warwick, Solihull rreth orës 16:00, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj.

Pamjet tregojnë Peugeot-in duke ecur me shpejtësi në trotuar drejt gruas në karrocë.

Më pas përplaset në një shtyllë dhe rrokulliset pikërisht përpara gruas dhe foshnjës së saj.

Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk u lëndian.

Siç raporton BBC, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe po hetohet nga autoritetet lokale për rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.