VIDEO/ Shoferi i autobusit sulmon me kaçavidë pasagjerin: Jam i sëmurë mendor, dua të shkoj në burg!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në autobusin e KTEL Attica në Greqi. Një shofer është pezulluar pasi ka sulmuar me kaçavidë një pasagjer. Siç u transmetua sot nga emisioni i Mega-s “Ende nuk ke parë gjë!”, pak ditë më parë në një autobus në Athinë një grua u ngrit dhe shkoi te shoferi duke i […]

Nëntor 4, 2023 - 18:55
 0
VIDEO/ Shoferi i autobusit sulmon me kaçavidë pasagjerin: Jam i sëmurë mendor, dua të shkoj në burg!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në autobusin e KTEL Attica në Greqi. Një shofer është pezulluar pasi ka sulmuar me kaçavidë një pasagjer.

Siç u transmetua sot nga emisioni i Mega-s “Ende nuk ke parë gjë!”, pak ditë më parë në një autobus në Athinë një grua u ngrit dhe shkoi te shoferi duke i bërë disa pyetje në lidhje me ndalesat, ndërsa shoferi nuk donte ta ndihmonte dhe i fliste ashpër. Kjo ngjarje ka shkaktuar mobilizimin e pjesës tjetër të pasagjerëve të autobusit.

Në këtë moment, një burrë u ngrit, iu afrua shoferit dhe e pyeti pse po fliste me gruan kështu. Më pas drejtuesi i autobusit ndaloi mjetin dhe nisi të debatojë me pasagjerin. Madje, në sherr është përfshirë edhe një pasagjer i dytë.

Siç shihet në vide, shoferi ngrihet nga vendi i tij dhe në dorë mban një kaçavidë. “Ne nuk flasim me shoferin. Mos shaj. Jam i sëmurë mendor, dua të shkoj në burg.”, dëgjohet duke bërtitur shoferi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.