VIDEO/ Shoferi i kamionit hodhi inertet në rrugë, Rama: Policia s’do falë askënd as për shishen më të vogël

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit asnjë person që ndot mjedisin. Kreu i qeverisë ka publikuar një video të policisë që shoqëron drejtuesin e një kamioni pas hedhjes në inerteve në rrugë, ndërsa shprehet se policia me dorë të hekurt s’do të falë askënd. ”T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu […]

Shtator 2, 2023 - 15:27
 0
VIDEO/ Shoferi i kamionit hodhi inertet në rrugë, Rama: Policia s’do falë askënd as për shishen më të vogël

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit asnjë person që ndot mjedisin.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video të policisë që shoqëron drejtuesin e një kamioni pas hedhjes në inerteve në rrugë, ndërsa shprehet se policia me dorë të hekurt s’do të falë askënd.

”T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë ????

Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Rama.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.