VIDEO/ Shoferit i bie të fikët, autobusi i “Unazës përplaset me pemën dhe një motorr

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në rrugën “5 maji” në Tiranë. Autobusi i Unazës është përplasur me një pemë

Mars 10, 2024 - 13:00
 0
VIDEO/ Shoferit i bie të fikët, autobusi i “Unazës përplaset me pemën dhe një motorr

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në rrugën “5 maji” në Tiranë.

Autobusi i Unazës është përplasur me një pemë dhe një motorr.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë gjendja e shoferit, të cili i ka rënë të fikët.

Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.