VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 22 persona të vdekur

  Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore ka vrarë të paktëm 22 persona, thanë  ekipet e shpëtimit.   Ata shtuan se janë

Dhjetor 5, 2023 - 13:57
 0
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 22 persona të vdekur

 

Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore ka vrarë të paktëm 22 persona, thanë  ekipet e shpëtimit.

 

Ata shtuan se janë në kërkim në një personi që rezulton ende i zhdukur.

 

Vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke dërguar hirin 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.

 

“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.

 

 

Qindra shpëtues indonezianë janë mobilizuar për kërkimin, i cili vazhdon në kushte të vështira për shkak të motit të keq dhe hirit që vazhdon të dalë nga vullkani./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.