VIDEO/ Shqipëria gati në Çeki të provojë fatin me bluzat e reja, Muja e Daku zgjedhin numrat! Brenda dhomës së zhveshjes
Republika Çeke dhe Shqipëria do luajnë sot në 20:45 në Pragë, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, nderkohe qe do tentojne te provojne fatin me bluzat e reja. Kuqezinjtë duken gati për këtë duel, teksa në dhomat e zhveshjes gjithçka ka marrë jetë, me tanët që do luajnë me fanella të bardha. Arbnor […]
Kuqezinjtë duken gati për këtë duel, teksa në dhomat e zhveshjes gjithçka ka marrë jetë, me tanët që do luajnë me fanella të bardha. Arbnor Muja ka marrë numrin 22, ndërsa Mirlind Daka numrin 19-të.
Kombëtarja shqiptare kë një detyrë të vështirë sot në 20:45, teksa në Pragë përballet me Çekinë për kualifikueset e grupit E të Euro 2024. Nëse i hedhim një sy vlerës së lojtarëve në “Transfermarkt”, kuqezinjtë vlejnë 73.95 milionë euro, shumë më pak se Çekia, që vlen 126.55 milionë euro në totalin e lojtarëve.
Lojtari më i vlefshëm te tanët është Kristjan Asllani me 12 milionë euro, ndjekur nga Berat Gjimshiti i Atalantës me 10 milionë euro. Mungesa e Armando Brojës në këtë grumbullim dhe vlera e tij e munguar prej 28 milionë eurosh në shumatoren totale, ka sjellë edhe këtë diferencë me çekët.
Nga ana tjetër, kapiteni i Çekisë, Tomas Soucek vlen 35 milionë euro. Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria mban vendin e 65-të ndërsa Çekia vendin e 37-të. Më shumë se eurot, në një ndeshje të tillë vlen zemra./m.j
What's Your Reaction?