VIDEO/ Shqipëria U21 triumfon 2-0 ndaj Malit të Zi U21, kuqezinjtë kryesojnë grupin kualifikues të Euro 2025
Shqipëria U21 ka triumfuar 2-0 ndaj Malit të Zi U21 në “Egnatia Arena”, në ndeshjen kualifikuEse të Euro 2025. Kuqezinjtë e Alban Bushit shënuan në minutën e 27-të me Berishën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 39-të, pasi Bajovic […]
Shqipëria U21 ka triumfuar 2-0 ndaj Malit të Zi U21 në “Egnatia Arena”, në ndeshjen kualifikuEse të Euro 2025.
Kuqezinjtë e Alban Bushit shënuan në minutën e 27-të me Berishën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 39-të, pasi Bajovic mori kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria U21 rriti presionin për golin e sigurisë. Pas një asisti të bukur nga krahët të Rexhepit, Shpendi nuk fali nga fare pranë portës.
Deri në fundin e takimit nuk pati ndryshim rezultati, me 3 pikët e arta që shkojnë për vendasit.
Kështu, Shqipëria U21 kryeson grupin me 9 pikë. Në krahun tjetër, të rinjtë malazez janë në vendin e pestë me 3 pikë./m.j
What's Your Reaction?