VIDEO/ Shqiptari humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Kretë, publikohen pamjet kur 20-vjeçari rrëzohet në tokë

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa siç shihet në pamje, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri që […]

Qeshor 12, 2024 - 18:55
 0
VIDEO/ Shqiptari humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Kretë, publikohen pamjet kur 20-vjeçari rrëzohet në tokë

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa siç shihet në pamje, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.

Burri që e shoqëronte përpiqet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë, është njoftuar policia dhe ambulanca, por i riu ka humbur jetën.

20-vjeçari shqiptar u përleshur me dy të rinj, ndaj të cilëve janë ngritur procedime dhe pritet që ata të pranojnë fajin.

Sipas  avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari, por vetëm folën për disa përleshje fillestare, e cila u përshkallëzua.

Fillimisht u ndaluan edhe tre shokë të  dy personave të arrestuar, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar, por më pas ata u lanë të lirë pasi nuk kishte prova se ata ishin të përfshirë në ngjarje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.