VIDEO/ Si në filma! Grabitësit i vënë armën në kokë shitëses, vjedhin duhan dhe para

Protothema.gr ka publikuar një video-dokument të një grabitjeje me armë të ndodhur në orët e para të së mërkurës, në një kafene në perëndim të

Janar 19, 2024 - 18:26
 0
VIDEO/ Si në filma! Grabitësit i vënë armën në kokë shitëses, vjedhin duhan dhe para

Protothema.gr ka publikuar një video-dokument të një grabitjeje me armë të ndodhur në orët e para të së mërkurës, në një kafene në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit kur dy burra të veshur me të zeza, me tiparet e fytyrës të mbuluara, kanë hyrë në dyqanin që ndodhet në zonën e Menemenit dhe janë hedhur mbi banakun e lokalit.

 

Me lëvizje të shpejta, pasi e dinin se po regjistroheshin nga kamerat e sigurisë së kompanisë, njëri filloi të mbushte një qese me produkte duhani, ndërsa bashkëpunëtori i tij i drejtoi punonjësit në kokë një pistoletë dhe i kërkoi të zbrazte paratë nga kasa.

Sipas pronarit të biznesit, autorët kanë marrë gjithsej 3000 euro cash dhe produkte duhani dhe më pas janë larguar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.