VIDEO/ Super goli i Asanit i jep Shqipërisë kryesimin e Grupit E

Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E. Me nje supergol te Asanit nga distanca Shqiperia ka kaluar ne avantazh ne minuten e 37′ te pjeses se pare. Ky rezultat i jep Shqiperise, kryesimin e grupit me 10 pike duke lene ne vend te dyte […]

Shtator 10, 2023 - 22:15
Shtator 10, 2023 - 22:25
 0
VIDEO/ Super goli i Asanit i jep Shqipërisë kryesimin e Grupit E

Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E.

Me nje supergol te Asanit nga distanca Shqiperia ka kaluar ne avantazh ne minuten e 37′ te pjeses se pare.

Ky rezultat i jep Shqiperise, kryesimin e grupit me 10 pike duke lene ne vend te dyte Cekine me 8 pike.

Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.

Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion. Në portë, fanellën e titullarit e ka marrë Thomas Strakosha që ka zënë vendin e Etrit Berishës, ndërkohë që në vend të Seferit, titullar do të jetë Uzuni.

Pjesa tjetër e skuadrës, do të jetë ashtu si në Pragë, me Mitajn, Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn në mbrojtje. Në mesfushë do të jenë Bajrami, Asllani dhe Ramadani, teksa vecc Uzunit, Asani dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.