VIDEO/ Sylvinho i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Kombëtarja u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’. Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit. Lajme të mira […]

Nëntor 16, 2023 - 21:03
 0
VIDEO/ Sylvinho i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Kombëtarja u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe  duken më të karikuar se kurrë. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.