VIDEO / Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet e rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

Imazhet satelitore kanë pikasur në brigjet e Jemenit anijen e mallrave të rrëmbyer disa ditë më parë nga rebelët houdhi, për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin. Anija komerciale Galaxy Leader “u pushtua” nga disa komando ushtaraka të cilët zbritën nëpërmjet një helikopteri, teksa së fundmi mendohet të jetë në zonën e portit Hodeidah […]

Nëntor 22, 2023 - 08:45
 0
VIDEO / Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet e rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

Imazhet satelitore kanë pikasur në brigjet e Jemenit anijen e mallrave të rrëmbyer disa ditë më parë nga rebelët houdhi, për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin.

Anija komerciale Galaxy Leader “u pushtua” nga disa komando ushtaraka të cilët zbritën nëpërmjet një helikopteri, teksa së fundmi mendohet të jetë në zonën e portit Hodeidah në Jemen.

Së fundmi rebelët houthi kanë publikuar pamjet dramatike të aksionit që tregojnë njerëz të armatosur rëndë ndërsa anëtarët e ekuipazhit ngritën duart lart në shenjë dorëzimi.

Anija e mallrave u kap ndërsa udhëtonte përtej gadishullit arabik gjatë rrugës për në Indi pasi u largua nga Turqia.  Ajo është e regjistruar nën emrin e një kompanie britanike, e cila është pjesërisht në pronësi të manjatit izraelit Abraham Ungar dhe aktualisht i është dhënë me qira një kompanie japoneze.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.