VIDEO/ Të zhveshur dhe me duart pas kokës, forcat izraelite publikojnë video të të burgosurve palestinezë

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë dhjetëra të burgosur palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët janë dorëzuar tek forcat izraelite. Siç

Dhjetor 7, 2023 - 16:44
 0
VIDEO/ Të zhveshur dhe me duart pas kokës, forcat izraelite publikojnë video të të burgosurve palestinezë

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë dhjetëra të burgosur palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët janë dorëzuar tek forcat izraelite. Siç dallohet në video, të burgosurit shihen të ulur në tokë, të zhveshur vetëm me të brendshme dhe duart e ngritura pas kokës.

 

Sipas mediave izraelite, bëhet fjalë për terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, të cilët u dorëzuan duke dalë nga një tunel.

 

 

Forcat e armatosura izraelite, të cilat kanë kryer një operacion tokësor kundër Hamasit në Rripin verior të Gazës që nga 27 tetori, kanë zgjeruar operacionet e tyre në të gjithë enklavën, ndërsa kanë vazhduar të lëshojnë bombardime masive ajrore.

 

Izraeli shprehet se lufta është në fazën më intensive, ndërsa Hamasi deklaron se sulmet po lënë pas mijëra viktima e të plagosur të pafajshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.