VIDEO | “Ti je në garë për lekë, ndërsa unë…”, aktivistja sherr me gazetarin: Mos më thuaj mua ‘zemra ime’ se…

Gazetari Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari janë përplasur në teksa po diskutohej për vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares Sibela Abedini. Lekatari i kërkoi gazetarit Bregu që të mos e thërriste “zemra ime”, pasi sipas saj, ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër. […]

Shkurt 14, 2024 - 10:53
 0
VIDEO | “Ti je në garë për lekë, ndërsa unë…”, aktivistja sherr me gazetarin: Mos më thuaj mua ‘zemra ime’ se…

Gazetari Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari janë përplasur në teksa po diskutohej për vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares Sibela Abedini.

Lekatari i kërkoi gazetarit Bregu që të mos e thërriste “zemra ime”, pasi sipas saj, ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër.

Nga ana tjetër, Bregu i tha Lekatarit se ajo nuk përfaqësonte asgjë.

Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.

Lekatari: Unë nuk të akuzova për asgjë, por unë të kërkova të më respektosh duke mos më thirrur zemra ime, por zonja Lekatari. Zhaklin Lekatari quhem. Nëse në TV gratë trajtohen në këtë mënyrë, si mund të trajtohen në shtëpi.

Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal.

Lekatari: Nuk pranohet e falura. Nuk po thërras asnjë nga të ftuarit këtu zemra ime, rrushi im, i dashuri im.

Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.

Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?

Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirru në BBV edhe ka shpërthyer.

Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.