VIDEO / Tiranës s’i del e keqja! Rrahje masive me tifozët e Beshiktashit pas ndeshjes. Ja ç’ndodhi te Pedonalja

Më shumë se sa eliminimi i Tiranës, kjo ishte e pritshme, ajo që la një shije jo të mirë ishte kaosi dhe dhuna që shoqëroi këtë sfidë, para dhe pas përfundimit. Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos. Flakandë dhe mjete […]

Gusht 5, 2023 - 15:31
Gusht 5, 2023 - 15:38
 0
VIDEO / Tiranës s’i del e keqja! Rrahje masive me tifozët e Beshiktashit pas ndeshjes. Ja ç’ndodhi te Pedonalja

Më shumë se sa eliminimi i Tiranës, kjo ishte e pritshme, ajo që la një shije jo të mirë ishte kaosi dhe dhuna që shoqëroi këtë sfidë, para dhe pas përfundimit. Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos.

Flakandë dhe mjete piroteknike në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.

Ultrasit bardheblu nuk e kanë pritur mirë përfundimin e sfidës, aq më shumë sjellën e tifozët të Beshiktash të cilët gjatë gjithë ndeshjes provokuan.

Mediat kanë siguruar pamje që tregojnë qartë dhunën e ushtruar në disa nga rrugët e kryeqytetit, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, te Pedonalia etj.

Tifozët nuk kanë kursyer as sendet e forta, shkopinj etj, ku pamjet tregojnë qartë që disa tifozë turq përfunduan në gjendje të rëndë. Tirana tani rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ishin ata organizatorët e këtij takimi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.