VIDEO/ Tjetër zjarr në Fier, përfshihet nga flakët godina në qendër të qytetit

Një tjetër zjarr ka rënë në Fier ditën e sotme. Flakët kanë përfshirë një godinë pranë qendrës së qytetit, ku ndodhen zyrat e

Janar 25, 2024 - 12:30
 0
VIDEO/ Tjetër zjarr në Fier, përfshihet nga flakët godina në qendër të qytetit

Një tjetër zjarr ka rënë në Fier ditën e sotme. Flakët kanë përfshirë një godinë pranë qendrës së qytetit, ku ndodhen zyrat e shërbimit zjarrfikës, IKMT-së dhe shërbimit postaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që nga zjarri ka pasur dëme materiale.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm një banesë në pronësi të një 60-vjeçari u shkrumbua nga flakët në Fier. Fatmirësisht, 60-vjeçari doli në kohë nga banesa, e cila u shkrumbua plotësisht. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.