VIDEO/ Tmerrohet qytetari, një person i maskuar tenton të hyjë me forcë në shtëpinë e tij

Një kamera sigurie ka kapur momentin kur një person i maskuar tentoi të hynte në një shtëpinë e një personi në Edinburg, Britani e Madhe. Pamjet tregojnë burrin duke iu afruar derës së përparme të një shtëpie, përpara se të provonte të hapte dorezën dhe të largohej me shpejtësi. Kjo ndodhi në orën 4:20 të […]

Nëntor 8, 2023 - 18:43
 0
VIDEO/ Tmerrohet qytetari, një person i maskuar tenton të hyjë me forcë në shtëpinë e tij

Një kamera sigurie ka kapur momentin kur një person i maskuar tentoi të hynte në një shtëpinë e një personi në Edinburg, Britani e Madhe.

Pamjet tregojnë burrin duke iu afruar derës së përparme të një shtëpie, përpara se të provonte të hapte dorezën dhe të largohej me shpejtësi. Kjo ndodhi në orën 4:20 të mëngjesit të së mërkurës në zonën Corstorphine të qytetit, por nuk dihet nëse burri u përpoq të kishte akses në ndonjë pronë tjetër.

Eddie Wong, i cili zotëron shtëpinë, dëshiron që të tjerët në zonë të jenë të kujdesshëm dhe të sigurohen që shtëpia e tyre të jetë e sigurt.

Ai ka publikuar videon teksa bën thirrje që të gjithë të bëjnë kujdes.

“Unë jam në Craigmount View dhe kjo është kamera ime e derës së përparme që kap një hajdut duke kontrolluar derën time të përparme më herët këtë mëngjes. Kujdes për të gjithë në zonë për t’u siguruar që dyert janë të kyçura.”- shkruajti ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.