Video tmerruese nga Gaza: Terroristët ‘paradë’ me trupin e 30-vjeçares gjermane
Mbi 100 persona janë marrë peng nga forcat e “Al Qassam”, grupi i armatosur i Hamasit. Shumica e tyre janë shtetas izraelitë, por siç thonë mediat e huaja mes tyre ka dhe turistë nga vende të tjera. Teksa dy meksikanë dhe tre brazilianë rezultojnë të zhdukur, shokues është rasti i Shani Louk. 30-vjeçarja gjermane është marrë peng […]
Mbi 100 persona janë marrë peng nga forcat e “Al Qassam”, grupi i armatosur i Hamasit. Shumica e tyre janë shtetas izraelitë, por siç thonë mediat e huaja mes tyre ka dhe turistë nga vende të tjera. Teksa dy meksikanë dhe tre brazilianë rezultojnë të zhdukur, shokues është rasti i Shani Louk.
30-vjeçarja gjermane është marrë peng nga terroristët e Hamasit të Shtunën. Në internet qarkullon një video e tmerrshme teksa e reja mbahet në bagazhin e një makine lakuriq nga terroristët teksa i bënin paradë nëpër lagje.
E reja po merrte pjesë në festivalin e muzikës pranë Kibbutz Urim kur u mor peng. Thuhet se ajo është vrarë, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar nga autoritetet atje.
Identifikimi i saj është bërë nga e ëma Ricarda Louk, e cila edhe pse videoja nuk është e qartë ka dalluar tatuazhet.
Megjithatë ajo është shprehur për BBC se ka ende shpresa për të bijën.
/a.r
What's Your Reaction?