VIDEO/ Tragjedia: Avioni privat përplaset në mes të rrugës, 10 viktima, mes tyre një politikan

10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua në një zonë turistike në Malajzi. Avioni privati doli nga kontrolli dhe me një shpejtësi marramendëse u përplas në një autostradë, pak minuta pasi ishte nisur nga një resort luksoz në Elmina in Shah Alam. Sipas të dhënave, 8 nga viktimat udhëtonin […]

Gusht 17, 2023 - 20:03
 0

10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua në një zonë turistike në Malajzi.

Avioni privati doli nga kontrolli dhe me një shpejtësi marramendëse u përplas në një autostradë, pak minuta pasi ishte nisur nga një resort luksoz në Elmina in Shah Alam.

Sipas të dhënave, 8 nga viktimat udhëtonin në avion, ndërsa dy të tjerë ishin duke ecur me makinat e tyre. Raportohet se mes viktimave ishte dhe një politikan i lartë në shtetin Pahang.

Momenti i rënies së avionit dhe shpërthimit të tij në flakë është kapur nga shumë kamera sigurie, që i shpërndanë pamjet në rrjetet sociale.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.