VIDEO/ Tragjike: Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit. Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë.  Pavarësisht përpjekjeve […]

Prill 13, 2024 - 19:15
 0
VIDEO/ Tragjike: Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit.

Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë.  Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë. Sipas informacioneve, dyshimet kanë të bëjnë me infarkt. Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit të Sarandës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.