VIDEO/ Tre të zhdukur në Itali si pasojë e motit të keq

Rajoni i Friulit në Itali është përfshirë nga moti i keq, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje. Mediat italiane raportojnë se tre

Maj 31, 2024 - 23:15
 0
VIDEO/ Tre të zhdukur në Itali si pasojë e motit të keq

Rajoni i Friulit në Itali është përfshirë nga moti i keq, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje.

Mediat italiane raportojnë se tre persona janë zhdukur në rajonin Friuli Venezia Giulia, të cilët ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.


Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një të ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë njoftuar me celular, janë marrë nga rrjedha e ujërave. Pranë lumit është gjetur një makinë me targa rumune.

Shikoni videon e tre personave të zhdukur në lumë, pak para se të përfshiheshin nga uji

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.