VIDEO / Tre vjedhje brenda ditës, arrestohet 49-vjeçari përsëritës në Kavajë

Tre vjedhje brenda ditës e çuan sërish në pranga një 49-vjeçar në Kavajë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. I arrestuari me iniciale Xh.Xh. është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ka marrë shumat monetare. Ngjarjet kanë ndodhur të martën në lagjen Nr.2 të Kavajës, ku 49-vjeçari vodhi 3 biznese […]

Dhjetor 13, 2023 - 10:52
 0
VIDEO / Tre vjedhje brenda ditës, arrestohet 49-vjeçari përsëritës në Kavajë

Tre vjedhje brenda ditës e çuan sërish në pranga një 49-vjeçar në Kavajë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari me iniciale Xh.Xh. është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ka marrë shumat monetare.

Ngjarjet kanë ndodhur të martën në lagjen Nr.2 të Kavajës, ku 49-vjeçari vodhi 3 biznese dhe tentoi të vidhte në një të katërt.

Pas analizimit të pamjeve, i dyshuari u identifikua dhe u arrestua.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.