VIDEO/ Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, dalin pamje nga vendngjarja

Janë publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të

Prill 28, 2024 - 09:30
 0
VIDEO/ Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, dalin pamje nga vendngjarja

Janë publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe si pasojë pati vetëm dëme material.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë  po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.