VIDEO/ U dëgjuan shpërthime, rrëzohet avioni stërvitor në Greqi, humb jetën piloti

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua paraditen e sotme rreth orës 11:00 në Kalamata të Greqisë. Piloti humbi jetën, shkruan protothema.gr.

Dhjetor 27, 2023 - 13:20
 0
VIDEO/ U dëgjuan shpërthime, rrëzohet avioni stërvitor në Greqi, humb jetën piloti

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua paraditen e sotme rreth orës 11:00 në Kalamata të Greqisë.

Piloti humbi jetën, shkruan protothema.gr.

Bëhet fjalë për një avion stërvitor me dy vende,  tip T-2  i Krahut të 120-të të Stërvitjes Ajrore, në të cilin ndodhej vetëm piloti që humbi jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në veri të portës së aeroportit, pranë zonës së Arit në Mikroman.

Avioni, i cili po kryente një fluturim stërvitor, është rrëzuar pak para uljes, ndërsa raportimet tregojnë se para rrëzimit janë dëgjuar shpërthime.

Piloti i Forcave Ajrore që humbi jetën ishte i martuar me dy fëmijë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.