VIDEO/ U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, publikohen pamjet e atentatit ndaj mafiozit grek

Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, të cilat pasqyrojnë momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zampounis. Në pamjet e publikuara shfaqet 44-vjeçari i cili hyn në makinën e tij të parkuar, ndërsa pas disa sekondash afrohet edhe automjeti i autorëve. Ekzekutorët i janë afruar […]

Janar 14, 2024 - 22:36
 0
VIDEO/ U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, publikohen pamjet e atentatit ndaj mafiozit grek

Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, të cilat pasqyrojnë momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zampounis.

Në pamjet e publikuara shfaqet 44-vjeçari i cili hyn në makinën e tij të parkuar, ndërsa pas disa sekondash afrohet edhe automjeti i autorëve.

Ekzekutorët i janë afruar mjetit të viktimës dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë pas dhjetëra gëzhoja plumbash.

Mësohet se autorët kanë përdorur plumba të veçantë për të dëmtuar xhamin e blinduar të automjetit të Zampounis, ndërsa pas breshërisë së plumbave autori hap derën dhe qëllon sërish për t’u siguruar se shënjestra ka ndërruar jetë.

Sipas Protothema 97 gëzhoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani, ndërsa dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë, të cilët u gjetën në makinën e djegur të autorëve dhe një pistoletë të kalibrit 9mm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.