VIDEO/ Vodhën një shumë parash nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshentë, 18 dhe 16 vjeç, si autorë të dyshuar të një vjedhjeje. Arrestimi i tyre

Nëntor 8, 2023 - 10:25
 0
VIDEO/ Vodhën një shumë parash nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshentë, 18 dhe 16 vjeç, si autorë të dyshuar të një vjedhjeje. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit nga një 19-vjeçar, i cili dëshmoi para uniformave blu se dy të rinj i kishin marrë një shumë parash, në tabakinon e tij, nën kërcënimin e thikës.

 

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Pavarësia”, më datë 4 nëntor të këtij viti. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga të arrestuarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.