VIDEO/ Vrau gruan Liridona, flet babai i Naimit: Po ta dija unë, sot djali im nuk do ishte gjallë

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ku ka folur për Liridona Ademajn, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur Kosovën. “Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç […]

Dhjetor 4, 2023 - 20:54
 0
VIDEO/ Vrau gruan Liridona, flet babai i Naimit: Po ta dija unë, sot djali im nuk do ishte gjallë

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ku ka folur për Liridona Ademajn, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur Kosovën.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”- tha ai për Nacionale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.