VIDEO/ Xhaka i ‘mashtroi’ të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, frika e Xabi Alonsos bëhet virale

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit. Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë […]

Shkurt 24, 2024 - 18:09
 0
VIDEO/ Xhaka i ‘mashtroi’ të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, frika e Xabi Alonsos bëhet virale

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.

Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.

Por tifozët, Xabi Alonso dhe stafi i trajnerëve, u shqetësuan kur menjëherë pas golit Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.

Kjo ishte mënyra që kishte zgjedhur Xhaka për të festuar golin teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.