VIDEO/ Xhama të thyer dhe mure të nxira, çfarë mbeti pas zjarrit në pallatin 12-katësh në Lushnjë

Zjarri në pallatin 12-katësah në Lushnjë u shua plotësisht rreth orës 02:00 pas mesnate, teksa rreziku mbetet ende prezent për shkak të temperaturave

Dhjetor 26, 2023 - 10:05
 0
VIDEO/ Xhama të thyer dhe mure të nxira, çfarë mbeti pas zjarrit në pallatin 12-katësh në Lushnjë

Zjarri në pallatin 12-katësah në Lushnjë u shua plotësisht rreth orës 02:00 pas mesnate, teksa rreziku mbetet ende prezent për shkak të temperaturave të larta brenda në ndërtesë.

Një ditë pas zjarrit situata mbetet ende kaotike, teksa nga qendra tregtare në pallat kanë mbetur xhamat e thyer dhe muret e nxira për shkak të tymit.

Banorët ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut, teksa 42 prej tyre përfunduan në spital prej asfiksisë.

Në terren ka ende policë që po monitorojnë situatën, të cilët gjithashtu kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rast rreziku.

Zjarri dyshohet se erdhi nga tubat e ajrimit, nga një mbinxehje e kutisë elektrike ose nga magzinat me mallra industrial në katin e tretë dhe të katërt, megjithatë shkaku i saktë ende nuk dihet. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.