VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit, ushtria niset drejt Lushnjës

Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit. Siç raportoi Vizion Plus, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish dhe

Dhjetor 25, 2023 - 23:12
 0
VIDEO/  Zjarri del jashtë kontrollit, ushtria niset drejt Lushnjës

Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit. Siç raportoi Vizion Plus, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish dhe kanë përfshirë katin e tretë dhe të katërt të godinës 12-katëshe.

Mësohet se përveç forcave zjarrfikëse  nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, drejt Lushnjës është nisur edhe ushtria.

Banorët e pallatit 5-katësh që ndodhet përballë qendrës tregtare janë larguar vetë nga banesat e tyre për shkak të rrezikut.

Ndërsa zjarrfikësit kanë hipur mbi tarracat e pallateve përballë dhe po hedhin ujë, pasi për shkak të temperaturave të larta e kanë të pamundur që të ndërhyjnë në brendësi të godinës.

Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dysheke e jastëke të cilat vazhdojnë të digjen./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.